Rrëzohen gjatë shfaqjes, 10 akrobate në spital

04/05/2014 00:00

Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një grup akrobatesh kanë rënë nga një platformë në Rhode Island të SHBA-ve.

Akrobatet kanë rënë nga rreth 10 metra lartësi pasi struktura e platformës ku ata qëndronin është shembur. Zyrtarët thanë se kanë nisur menjëherë një hetim për të zbardhur shkaqet e vërtetë të aksidentit.

Emergjenca mjekësore i ka ardhur menjëherë në ndihmë personave të plagosur. 10 akrobatet kanë rënë mbi një balerin, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur.

Njëmbëdhjetë personat u transportuan me urgjencë për në qendrën e traumës Rhode Island, nga ku një zëdhënës bëri të ditur për BBC-në se një prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën.

Një e pranishme 14-vjeçare ka thënë se në fillim kishte menduar se ajo që ndodhi kishte qenë pjesë e aktit.

Top Channel