Izraeli zgjeron enklavën në Jeruzalem

04/05/2014 00:00

Aroma e bojës së freskët është përhapur në kupolën e lobit të të ardhurve të fundit izraelitë në Jeruzalemin Lindor, një seminar hebrenjsh në një zonë aktive tregtare, në të njëjtën ndërtesë ku një zyrë postare shërben për mijëra palestinezë çdo ditë.

Otzmat Yerushalayim, lagja që strehon deri në 300 izraelitë të rinj, është e para sipërmarrje strehimi hebreje në Rrugën Saladin, një rrugëkalim kryesor tregtar pranë Qytetit të Vjetër të rrethuar me mure.

Kritikët palestinezë dhe izraelitë janë të shqetësuar se vendosja e akademisë në një zonë kaq qendrore do të nxisë trazira në Jeruzalemin Lindor, që thuajse i ka shpëtuar shqetësimeve gjatë viteve të fundit, krahasuar me Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, dhe që palestinezët shpresojnë ta kenë si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.

“Këtu pritet të lindin tensione. Nuk do të kalojë lehtë ky zhvillim”, tha një farmaciste palestineze, e cili u identifikua vetëm me emër. “Ata thjesht sa po na afrojnë ne me një konfrontim të dytë dhe e gjithë puna duhet bërë për ta ndalur këtë”, tha ajo.

Aneksimi i Jeruzalemit Lindor nga ana e Izraelit, pas pushtimit të tij në luftën e 1967-s, nuk është njohur kurrë, duke nënkuptuar se shumica e vendeve të botës e konsiderojnë enklavën izraelite atje si të paligjshme.

Zgjerimi i blloqeve të banimit ka qenë një pikë kyçe ngërçi në bisedimet e paqes izraelito-palestineze, të cilat u bllokuan përfundimisht në muajin Prill. Por, edhe kur Izraeli ngriu përkohësisht ndërtimin e tyre në 2010-n, ai gjithnjë këmbëngulte se moratoriumi nuk e përfshinte Jeruzalemin Lindor, të cilën izraelitët e konsiderojnë si pjesë integrale të vendit të tyre.

Ndryshe nga territoret e pushtuara, shumica e palestinezëve në Jeruzalemin Lindor gëzojnë përfitimet sociale si izraelitët dhe jo kufizime të udhëtimit, duke i bërë ata më pak të motivuar për t’u angazhuar me protestat politike.

Entuziasmi fetar është i gjallë në qytetin e shenjtë, ndërkohë që dhuna u ndez gjatë pushimeve të Pashkëve hebraike kur palestinezët, të mbledhur në një vend të shenjtë të nderuar si nga muslimanët edhe nga hebrenjtë, hodhën gurë dhe fishekzjarre, në përpjekje për të ndalur ultranacionalistët hebrenj të luteshin atje.

Policia izraelite përdori atëherë granatat për të shpërndarë protestuesit në shesh. Hebrenjtë i referohen zonës si Tempulli i Malit, vendi i dy tempujve hebreje biblike.

Top Channel