Klopp: Nuk e heqim “këmbën nga gazi”

03/05/2014 00:00

Jurgen Klopp ka hedhur poshtë idetë se Borussia Dortmund do t’i marrë lehtshëm dy ndeshjet e mbetura në Bundesligë.

BVB aktualisht ka garantuar vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, duke siguruar pjesëmarrje direkte në sezonin e ardhshëm të Champions League.

Duke parë këtë pasqyrë, së fundmi kanë qarkulluar zëra se djemtë e Klopp do ta heqin “këmbën nga gazi” për dy raundet e fundit të ligës gjermane.

Por trajneri thotë se dëshiron që lojtarët e tij të ruajnë vigjilencën e momentit, duke qenë se kanë siguruar 16 pikë në gjashtë ndeshjet e fundit.

“Kemi vënë re se ky sezon është një nga më të mirët. Kohët e fundit kemi arritur një kuotë të jashtëzakonshme pikësh, por janë edhe 6 pikë të mbetura dhe ne duam t’i marrim të gjitha”, ka thënë Klopp për website-n zyrtar të Borussias.

Dortmund pret në shtëpi Hoffenheim këtë të shtunë, para se të përballet me Hertha Berlin fundjavën e ardhshme.

Top Channel