UEFA, Italia parakalohet nga Portugalia

02/05/2014 00:00

Eliminimi i Juventus-it nga Benfica, në gjysmëfinalen e Europa League, i jep një goditje të fortë futbollit italian, i cili ka rënë në vendin e 5-të të renditjes së UEFA-s, pikërisht duke kaluar pas atij të Portugalisë.

Diçka që nuk ndodhte që prej 1984-s, e megjithatë ende nuk rrezikohet numri i ekipeve që kualifikohen për në kompeticionet e ardhshme europiane: 3 në Champions dhe 3 në Europa League.

I vetmi ndryshim është që Italia do ta nisë sezonin 2014-15 me 51510 pikë, ndërkohë që Portugalia me të paktën 52133 pikë.

Në rast se Benfica do të fitojë finalen e Europa League, ndaj Sevilla-s në Lisbonë, diferenca mes dy kampionateve do të rritej edhe më shumë. Një sinjal i keq për Serie A, që në Europë është paraqitur dhe aq keq këtë sezon.

Në mbyllje të këtij sezoni, Italia është thuajse e barabartë me Gjermaninë (14,166 vs 14,614) dhe shumë pak Anglisë, ndërsa Spanja, e cila ka 2 ekipe në finalen e Champions-it dhe 1 në finalen e Europa League është thuajse e paarritshme.

Italia në fakt paguan mbi të gjitha dy sezonet e dështuara 2010-11 dhe 2011-12, ndërsa në të ardhmen rrezikohet nga rikthimi i Rusisë apo Francës.

Sa për statistikë, në dy finalet që do të zhvillohen nga gjysma e dytë e muajit Maj, janë plot 91 lojtarë që do sfidojnë njëri-tjetrin për ngritjen e 2 trofeve, Champions dhe Europa League, nga të cilët asnjëri nuk është italian. Me përjashtim të trajnerit të Realit, Carlo Ancelotti.

Top Channel