Ndihma e FMN për Ukrainën

02/05/2014 00:00

Edhe një herë, Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi se paketa financiare
që synon të mbështesë ekonominë e çalë ukrainase do të vijë me kushte.

Teksa Kievi përpiqet të luftojë korrupsionin në Qeveri dhe të bllokojë ndërhyrjen ruse në lindje,  FMN-ja e thote se miratimi i kredisë mund të jetë me rrezik, ndaj Ukraines i kerkohet te permbushe te gjitha detyrimet e saj ndonese kercenohet nga falimentimi. 

Kievi ende duhet t`i shlyeje Moskes 2.2 miliardë dollarë për importet e gazit rus. Perpos 17 miliardeve te FMN-se, ai edhe pret edhe 15 miliarde te tjera, per mbledhjen e te cilave jane zotuar Banka Botërore, Bashkimi Evropian, Japonia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.

Kreditë vijne me kushtin qe ukraina të zbatojë reforma ekonomike, përfshirë rritje taksash, ngrirje rrogash dhe shkurtime të programeve sociale. por 17 miliardet e paketes se pare nuk jane aq shume sa duken. 5 prej tyre do te perdoren qe ne fillim per te paguar nje hua te meparshme qe Kievi i ka FMN-se.

“Gjendja financiare dhe politike ne Ukraine eshte vertet e rende. Vendi perballet me nje nivel teper te larte pasigurie”, u shpreh Reza Moghadam.

Zevendespresidenti amerikan Joe Biden, i cili kohet e fundit ishte ne ukraine, e denoi nderhyrjen ruse atje, por njekohesisht kritikoi edhe Kievin duke deklaruar se korrupsioni është një nga arsyet perse ndodhet sot perballe veshtiresish kaq te medha. Ukraina ka ndërmarrë disa reforma, përfshirë ndalimin e prodhimit të alkoolit të paligjshëm në vend.

Top Channel