Jemen, vriten 12 anëtarë të Al-Qaeda

02/05/2014 00:00

Një zyrtar i lartë në Jemen ka thënë se Forcat Speciale kanë vrarë gjatë ditës së enjte 12 persona, të cilët dyshohet të jenë militantë të Al-Qaeda-s.

Zyrtari e cilësoi operacionin si një luftë e hapur mes Jemenit dhe Al-Qaeda-s. “Kjo është një luftë shumë e ashpër. Deri tani me dhjetëra ushtarë kanë mbetur të vdekur, gjithashtu edhe shumë anëtarë të terroristëve të Al-Qaeda-s kanë mbetur të vrarë”, tha ai.

Ky operacion i Forcave Speciale vendase nisi me vrasjen e rreth 60 militantëve në datat 19-21 Prill. Megjithëse ende nuk është bërë zyrtare dyshohet se ushtria vendase është ndihmuar edhe nga SHBA. Në operacion mund të jenë përfshirë edhe avionët pa pilotë amerikanë, të cilët godasin në zonat e thella ku gjenden të fshehur militantët.

Bastisjet janë pjesë e operacioneve të fundit për të goditur Al-Qaeda-n në Gadishullin Arabik  dhe cilësohen më intensivet që prej vitit 2012.

Njësitë speciale kanë rrethuar zonat në Abyan, Shabëa dhe në provincën Baida, duke formuar një perimetër sigurie dhe duke bllokuar të gjitha rrugët për furnizim.

Top Channel