Dosja 5D, të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë
Policia e Elbasanit ka shoqëruar 15 persona pas ekzekutimit të
41-vjeçarit Arben Çeta pasditen e të mërkurës. 41-vjeçari, person me
precedentë të mëparshëm penalë, u ekzekutua me tre plumba në kokë teksa
ndodhej në automjetin e tij në rrugën “Haxhi Curri” të qytetit të
Elbasanit.
Sipas dëshmitarëve, Çeta u qëllua me pistoletë nga dy persona të maskuar.
Pista kryesore e hetimit është ajo e një hakmarrjeje të mundshme për një vrasje të kryer shumë vite më parë. Sipas policisë, 41-vjeçari Çeta ka qenë i njohur si njeri me precedentë penalë dhe i dënuar me 13 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1998. Sipas dosjes penale, më 5 gusht 1998, Arben Çeta ka vrarë me armë zjarri Astrit Stambollxhiun (Paprri) dhe menjëherë pas këtij krimi ishte arrestuar nga policia. Por, pak kohë më vonë, ai ishte liruar me vendim të gjykatës, pasi kishin përfunduar afatet e paraburgimit dhe vendimi për këtë vrasje nuk ishte dhënë nga gjykata. Për disa muaj, ai qëndroi në “arrest shtëpie” dhe më pas u dënua me 13 vite heqje lirie për vrasje me paramendim. Në vitin 2011, ai kreu dënimin dhe u la i lirë.
Top Channel