Tregtia në rajon, ende barriera në kufij

30/04/2014 00:00

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë potencialin për të qenë deri edhe tre herë më të larta se sot.

Por, shpesh mes tyre shfaqen pengesa qe keto dy tregje, relativisht te vegjel, te jene me bashkepunues mes tyre ne te mire te ekonomive të të dyja vendeve.

Ne Forumin e Biznesit Shqipëri-Maqedoni-Kosove, mbajtur ne Tirane, ministri i Bujqesise Edmond Panariti tha se te treja vendet duhet te veprojne ne menyre komplementare. Duke sjelle shembullin e importit dhe eksportit te ujerave minerale, qe behet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, si një rast që kërkon rakordim më të mirë, ai terhoqi vemendjen e eliminimit te pengesave, dhe vendet tha ai duhet të shfrytëzojnë avantazhin krahasues të tyre.

“Kjo natyrisht mund të ndodhë nga ana e Shqipërisë në fushën e prodhimit të perimeve të freskëta, ku Shqipëria ka një avantazh, ku prodhimet tona të freskëta dalin thuajse një muaj përpara prodhimeve maqedonase, dhe në këtë rast ne mund të shfrytëzojmë edhe infrastrukturën brenda shtetit maqedonas për të vënë në lëvizje këtë shkëmbim mallrash. Kjo është në interes të të dy vendeve, falë marrëveshjeve preferenciale që ka Maqedonia me shtete të Evropës Lindore dhe Qendrore, veçanërisht me tregun rus, kjo është një mundësi që mund ta shfrytëzojmë për të rritur intensitetin e zhvillimeve të vëllimit tregtar”, tha Panariti.

Ministri i Bujqesise ftoi biznesin maqedonas te investoje ne Shqiperi, ne ngritjen e pikave te grumbullimit te prodhimeve bujqesore.  

Ne kushtet kur ekonomia eshte kthyer ne sfiden kryesore te rajonit, shfrytezimi i zonave te lira ekonomike mes shteteve është në  nivel shume të ulët, tha kreu i Odes se Maqedonise Veri-Perendimore, Melores Kuçi.

“Sipas nesh, 10 për qind e këtij kapaciteti rajonal po shfrytëzohet dhe këtë e thonë edhe shifrat pa hyrë në detaje”, u shpreh Kuçi.

“Pa diskutim që është një nga rajonet më të bukura dhe pa asnjë diskutim është një nga rajonet me njerëzit më të talentuar, të cilët në të kaluarën i harxhonin energjitë duke luftuar njëri-tjetrin. Ndërsa tani duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, jam i sigurt që do ta shndërrojnë këtë rajon në një mrekulli të zhvillimit, duke iu përgjigjur kështu edhe mrekullisë që ka bërë natyra”, tha kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Së fundmi, Shqipëria ka diskutuar me Kosoven dhe ka hartuar nje strategji bashkepunimi, e cila do te sheshoje barrierat per te krijuar nje treg te perbashket ekonomik. Dhe po ashtu ka edhe disa marreveshje me Maqedonine, qe gjate ketij forumi, u theksua se duhet te zbatohen.

Top Channel