Në tetor të vitit të kaluar Miranda Kerr dhe Orlando Bloom njoftuan krejt papritur “ndarjen e tyre konsensuale” pas 3 viteve martesë, nga e cila ka lindur djali i tyre, Flynn.

Që prej asaj kohe është folur e përfolur për shkaqet e ndarjes. Janë cituar të afërm të ciftit, madje edhe vetë ata, por asnjëherë si supermodelja 31-vjeçare ashtu edhe aktori 37-vjeçar nuk kanë deklaruar më shumë se sa “u ndamë, por vazhdojmë të jemi miq” në publik.

Kerr thyen disi heshtjen duke folur për herë të parë për revistën “Harper’s Bazaar”, ku pranon vështirësitë e divorcit.

“Gjithkush në jetën e tij ka momente që kalon nëpër periudha të vështira. Një e tillë ishte edhe e imja dhe ndarja ishte një sfidë që duhet ta përballoja. Është një zgjedhje dhe unë i kam mjetet për të ruajtur qetësinë time shpirtërore si meditimin apo edhe lutjen”, thotë ajo.

31-vjeçara tregon se raporti me babain e djalit të saj është i shkëlqyer, pavarësisht se nuk janë më të martuar.

“Ndjehemi shumë mirë, si unë edhe ai. Flasim cdo ditë bashkë. Jemi pranë dhe kemi për të qendruar një familje përgjithmonë dhe me të vërtetë e duam njëri-tjetrin. Kemi dashuri dhe respekt të ndërsjelltë. Kemi krijuar dicka të mrekullueshme dhe të dy jemi të vetëdijshëm se sa me fat jemi që e kemi atë. Dhe po, ai është një baba i mrekullueshëm. Jam me fat për këtë!”, deklaron bukuroshja 31-vjeçare.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel