Champions, sot përcaktohet finalistja e dytë

30/04/2014 00:00

Sot në mbrëmje përcaktohet edhe skuadra tjetër finaliste e Champions League mes çiftit Chelsea-Atletico Madrid.

Për “Blutë” e Londrës duket se do të jetë eksperienca ajo që do të vendosë për kalimin në finale, por nga ana tjetër Atletico, edhe pse ka mbërritur për herë të parë pas 40 vitesh në një gjysmëfinale, nuk duket më pak e favorizuar.

Chelsea ka arritur të vijë në këtë gjysmëfinale 6 herë në epokën Abramoviç, por vetëm një herë ka fituar. Këtë here, nën drejtimin e Mourinjos, një ekspert i fitimit të trofeve të rëndësishëm, gjërat duken më të sigurta, aq më tepër kur skuadra e tij vjen pas një fitoreje shumë të rëndësishme në kampionat, në Anfield përballë Liverpool.   

Nga ana tjetër, një formë të shkëlqyer po kalon edhe Atletico që në kampionat po i drejtohet titullit të nëntë kampion në histori. Skuadra e drejtuar nga Simeone nuk ka asnjë humbje në Champions League këtë sezon. Thibaut Courtois do të jetë sot në Stamford Bridge si një kundërshtar, pasi nuk ka pranuar respektimin e kontratës të huazimit dhe me shumë gjasa situata e tij do të vështirësohet për të ardhmen.

Nëse do të ishte sot një lojtar i Chelsea do të ishte shumë i rëndësishëm duke patur parasysh që “Bluve” i mungon Peter Cech i dëmtuar në ndeshjen e parë. Për ta nuk do të luajë as Frank Lampard dhe as John Obi Mikel të cilët janë të pezulluar.

Këtë ndeshje si gjithmonë do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë në Digitalb nëpërmjet paketës Supersport.

Top Channel