Zanetti tërhiqet në fund të sezonit

29/04/2014 00:00

Presidenti i Interit, Erick Thohir, ka zbuluar se Javier Zanetti do i japë lamtumirën futbollit të luajtur në fund të këtij sezoni dhe do të marrë një detyrë administrative në klub.

Argjentinasi do të mbushë 41 vjeç në gusht dhe në këtë kampionat ka luajtur shumë pak.

“Jam takuar me Zanettin disa muaj më parë për të kuptuar vizionin e tij për të ardhmen. Do të jetë pjesë e bordit drejtues, por për momentin duhet të përqendrohet në ndeshjet e mbetura”, tha Thohir ditën e martë.

Presidenti indonezian i zikaltërve tha se qëllimi i tij është të përforcojë skuadrën në merkaton e verës, por nuk saktësoi nëse Edin Dzeko do të jetë ose jo objektivi kryesor.

“Mund të jetë kushdo. Unë flas për lojtarët që blej dhe jo ata që dua të blej”, tha Thohir.

Top Channel