Tornadot në SHBA, kërkime për të mbijetuar

29/04/2014 00:00

Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për gjetjen e të mbijetuarve në
gërmadhat që lanë pas, tornadot e përplasura mbi rajonet qendrore dhe
jugore të Shteteve të Bashkuara.

Bilanci i vdekjeve, i shtuar gjate oreve te fundit, tani llogaritet ne mbi 20. Pas kalimit te vorbullave te tjera te ajrit mbremjen e se henes, 6 viktima u raportuan ne Alabama dhe 7 ne Misisipi; 16 ishin jetet e humbura perpara kesaj ne Arkansas, Ioëa dhe Oklahoma.

Nje nate e dyte shkaterrimesh pershkruhet ajo e kaluara, e cila la pas ndertesa te demtuara, makina te permbysura e linja te rrezuara te energjise.

Stuhitë e fuqishme vazhduan te kercenonin pergjate gjithe dites mijera vete, duke krijuar nje tornado qe goditi rende qytetin e Tupelos në Misisipi. Presidenti Barak Obama shprehu ngushëllimet e tij për viktimat tek permbyllte turin aziatik me viziten ne Filipine. ‘Qeveria, – tha shefi i Shtepise se Bardhe, – do të ndihmojë njerëzit e prekur nga stuhitë që të rimëkëmben dhe rindërtojnë shtëpitë e tyre’.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për stuhi të fuqishme të shoqëruara me tornado në Luiziana, Alabama, Misisipi dhe Tenesi. Duke e pershkruar si sistemin ndoshta me te forte te stuhive qe kishte pare ndonjehere, guvernatori i Arkansasit, Mike Beebe, ilustroi me dy shembuj natyren kapricoze te tornadove: nje grua, sipas tij, kishte nderruar jete nga shembja e mureve te asaj qe duhet te ishte nje dhome e sigurte dhe e perforcuar ne shtepine e vet, ndersa diku tjeter nje baba dhe tre vajzat e tij shpetuan duke u strukur poshte vaskes se permbysur nga ererat e frikshme qe rrafshuan banesen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB