Gigi Hadid fotografohet me Bradley Cooper dhe vajzën e tij në New York
Pas dy vitesh pushimi, Lily Allen iu rikthye muzikës duke gëzuar fansat, por arsyeja e rikthimit nuk ishte pasioni. Siç zbulon vetë këngëtarja britanike për revistën ‘Glamour’, ajo po këndon sërish pasi i mungonte fama dhe të mirat që sjell ajo.
“Nuk mund të qëndroja në shtëpi gjithë ditën. Jam kreative dhe më mungonin veshjet falas që merr kur je e famshme. Gjithashtu, kur je VIP mund të rezervosh pa problem tavolina të mira në restorante luksoze”, shpjegon Allen.
Lily shtoi se nuk e dinte sesi do të ndikonte në jetën e saj private rikthimi në muzikë, por bashkëshorti i saj Sam Cooper e ka pritur mirë këtë gjë.
“Isha shumë e shqetësuar për presionin që puna ime mund të sillte në marrëdhënien tonë. Ishte një vendim i vështirë, por marrëdhënia që kam me bashkëshortin është më e fortë se kurrë”, tha Lily Allen.
Top Channel