Finalja e basketbollit, Vllaznia mund Tiranën

29/04/2014 00:00

Vllaznia fitoi ndeshjen e parë finale të vlefshme për titullin kampion në basketboll për meshkuj.

Shkodranët e drejtuar nga Gjeçaj mundën në “Qazim Dervishi” 86-85 skuadrën e Tiranës, e cila udhëhoqi 3 periodat e para dhe pothuajse të gjithë ndeshjen, ndërkohë që gabimi në sekondat e fundit i hoqi atyre fitoren nga duart.

Në minutën e fundit Sarajlija me gjuajtjen për 3 pikë kaloi Vllazninë për herë të parë në avantazh.

Më pas Xhokoviç realizoi dy gjuajtje të lira duke vulosur fitoren e parë të skuadrës shkodrane.

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave u ndërpre për rreth 7 minuta për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Finalja e dytë do të luhet me 2 Maj në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’ në orën 18:00.

Top Channel