SHBA, mbi 20 të vdekur nga stuhitë

28/04/2014 00:00

Meteorologët kanë paralajmëruar miliona amerikanë të përgatiten për kalimin e një tjetër situate të vështirë klimaterike, me tornado, një ditë pasi mbi 20 persona humbën jetën si pasojë e stuhive.

Një sistem i fuqishëm stuhish goditi rajonet qendrore dhe ato jugore të Shteteve të Bashkuara.

Kongresmeni Tim Griffin i tha agjencisë se lajmeve ‘Reuters’ se një lagje me rreth 50 shtëpi në kontenë Faulkner ishte rrafshuar e tëra dhe pjesës më të madhe të banesave, sipas tij, nuk i kanë mbetur veçse themelet.  

Tornadoja e Arkansasit preku tokën 16 km në perëndim të qytetit Little Rock dhe la pas një vazhdë shkatërrimesh që shtrihej për gati 65 kilometra.

Vorbulla e ajrit kaloi nëpër disa zona veriore, përfshirë Mayflowerin, ku rrënoi disa ndërtesa. Përgjatë fundjavës, stuhitë goditën edhe pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, duke vrarë një fëmijë në Karolinën e Veriut.

Top Channel