Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Një nga “armiqtë” më premtues të Vladimir Putin në Rusi ka fituar një shtyrje të papritur gjyqësore, të hënën, kur një gjykatë e Moskës hodhi dyshime mbi një çështje vjedhjeje, të cilën ai e konsideron si një hakmarrje të presidentit për aktivitetin e tij, duke e dërguar mbrapsht në Prokurori për rishikim.
Vendimi nënkupton se gjyqi i dytë ndaj Alexei Navalny, i cili është aktualisht nën një vendim të pezulluar të një dënimi 5-vjeçar mbi një mashtrim të vitit 2013, do të shtyhet deri kur prokurorët të shmangin të metat në çështjen e tyre gjyqësore.
Por, sërish mbetet një presion i madh ndaj Navalny-t, i cili është nën arrest shtëpiak, pasi i ndalohet të kandidojë për poste publike për vite të tëra, për shkak të dënimit të tij. Një blogger i zjarrtë, i cili ndërtoi reputacionin e tij me një fushatë online kundër korrupsionit shtetëror, atij i ndalohet gjithashtu edhe të ketë akses në rrjete sociale, por janë mbështetësit e tij që postojnë në emër të tij.
Navalny tha se nuk kishte aspak dyshim që gjyqi do të vazhdojë më tej. “Gjykata dhe prokurorët, thjesht sa po tregohen super-të kujdesshëm”, është cituar të ketë thënë Navalny nga agjencia shtetërore e lajmeve “Rapsi”.
Navalny, një lider i protestave që shokuan Kremlinin në vitet 2011-12, mund të burgoset për shumë vite nëse shpallet fajtor, për vjedhjen e më shumë se 30 milionë rublave (832,700 dollarë) nga dy kompani, njëra prej të cilave filial i firmës franceze të kozmetikës, “Yves Rocher”. Ai dhe vëllai i tij Oleg, i cili akuzohet gjithashtu, kanë mohuar të jenë fajtorë.
Top Channel