Plagoset kryetari i bashkisë së Kharkiv
28/04/2014 00:00
Kryetari i bashkisë së qytetit lindor Kharkiv të Ukrainës është plagosur me armë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Hennadiy Kernes është qëlluar pas shpine nga një person i panjohur, gjatë mesditës së sotme teksa ishte duke bërë vrap.
Shërbimi ukrainas për shtyp, ka bërë me dije se mjekët po bëjnë përpjekje që ta shpëtojnë të lënduarin, por gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë. Kharkiv është qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë.
Protestuesit seperatistë pro-rusë, kanë konfiskuar ndërtesat qeveritare në këtë qytet dhe në qytete tjera në lindje të Ukrainës.
Top Channel