Nicki Minaj drejt kinematografisë

28/04/2014 00:00

Këngëtarja Nicki Minaj ka zbuluar se kërkon të interpretojë në filma të tjerë pas debutimit në ekranin e madh me filmin The Other Woman, ku luan rolin e asistentes së personazhit të Cameron Diaz.

“Po shkoj në audicione dhe po mundohem të gjej rolin e duhur, me regjisorin e duhur dhe skenarin e duhur. Dua që kësaj radhe të kem rol kryesor dhe që të më përshtatet”, tha Minaj për ‘MTV News’.

Këngëtarja e pranon që roli i saj i parë ishte shumë i vogël, por e ndihmoi të kuptonte si funksiononte aktrimi.

“Kam një personalitet elastik. Ndonjëherë më duket sikur dua të bëj një film komedi me Will Ferrell dhe pas disa ditësh them të jem pjesë e një filmi dramë”, tha Nicki Minaj.

Top Channel