Kompleksi “Dinamo” dhe projekti i ri

28/04/2014 00:00

Vetëm pak ditë më parë, “Procesi Sportiv” bëri publik projektin për stadiumin e ri të Flamurtarit, ndërsa këtë herë, një tjetër projekt do të prezantohet gjatë emisionit të sotëm, ku do të jetë i ftuar mes të tjerësh edhe deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, i cili do të flasë mbi të ardhmen e Kompleksit Dinamo.

Çfarë do të bëhet me sipërfaqen prej 82 mijë metra katrorë që ka aktualisht ky terren? Gjithçka nis me rikonstruksionin e palestrës aktuale në një palestër të re multifunksionale.

Tani për tani dihet vetëm që projekti ndodhet në duart e kryeministrit Edi Rama, për të tjerat iu ftojmë të ndiqni puntatën e radhës të “Procesit Sportiv”, me Eduard Manushin dhe Marina Vjollcën, por edhe të ftuarit e përhershëm Gëzim Sinemati e Redi Jupi, duke nisur nga ora 22:45, pas emisionit “Shqip” të Rudina Xhungës.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = “//connect.facebook.net/en_US/all.js#xfbml=1”; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Top Channel