Fundi i një miti, Sabastian Sawe rishkruan historinë në Londër dhe zbret Maratonën nën dy orë
“Australi, ka ardhur momenti që të ndahemi. Eksperienca ime me Sydney FC ka përfunduar dhe vendimin tim ia kam komunikuar edhe drejtuesve të klubit, të cilët i falenderoj për këto dy vite dhe me të cilët do të jem i lumtur të eksploroj mundësi të reja pune në të ardhmen.”
Me këto fjalë në faqen e tij zyrtare në internet Alessandro Del Piero ka lajmëruar largimin nga kampionati australian i futbollit, të paktën si lojtar.
“Ishte një vendim i vështirë sepse isha i lumtur brenda dhe jashtë fushës, ashtu si familja ime. Australia do të mbetet gjithmonë në zemrën tonë. Jam ndjerë gjithmonë si në shtëpinë time”, thekson ish-kapiteni i Juventusit.
Në lidhje me të ardhmen e tij, Del Piero thotë: “Do të marr kohën e duhur për të vlerësuar mundësitë që kam.”
Top Channel