Dani Alves ha bananen që i hedhin tifozët

28/04/2014 00:00

Në ndeshjen që Barcelona fitoi 3-2 në fushën e Villarreal, ndodhi një episod i shëmtuar racist. Disa tifozë vendas i hodhën një banane brazilianit Dani Alves në kohën që mbrojtësi i katalanasve po godiste një goditje këndi, por futbollisti e mori me humor këtë gjest.

Reagimi i tij ishte i rrallë. Me qetësinë më të madhe, Alves e mori bananen, e zhveshi dhe i dha një të kafshuar.

Ai e shpjegoi kështu veprimin e tij: “Kam 11 vite në Spanjë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Me këta të vonuar mendorë duhet të qeshësh. Nuk i ndryshon dot këta njerëz.”

Përsa i përket takimit, Barcelona vuajti shumë për të marrë tre pikët pasi e pa veten në disavantazhin 2-0 pas golave të Cani dhe Trigueros. Por, dy autogola (Paulista dhe Musacchio) dhe një gol i Messit në minutën e 83 përmbysën gjithçka.

Pas kësaj fitoreje, Barça renditet në vendin e dytë me 84 pikë, 4 më pak se Atletico Madrid kryesues dhe 1 më shumë se Real Madrid i vendit të tretë, por madrilenët kanë një ndeshje më pak.

Top Channel