BBC zbulon ferrin në Alepo

28/04/2014 00:00

Një ekip i BBC-së është kthyer në deshmitar të valës së shkatërrimeve që
ka lënë pas në Alepo, fushata e bombardimeve të forcave ajrore siriane.

Si rrallekush me pare, grupi mori lejen per te hyre ne qytetin sirian te kontrolluar nga rebelet. ‘Njerezit atje jetojne me frike, thote korrespondenti i gjigandit mediatik, – rreziku eshte gjithmone i pranishem.’

Me mijera te vdekur apo te gjymtuar eshte bilanci i bombardimeve ajrore ne veri te Sirise per 2014-ten. Punonjesit e BBC-se, Ian Pannell dhe Darren Conway jane te paret reportere perendimore qe shkelin ne Alepo kete vit.

700 civile jane vrare nga bombardimet brenda dhe perreth qytetit keto javet e fundit. E konsumuar nga tronditja e hidherimi, nje grua tregon momentin kur nje bombe therrmuese ra ne rrugen e saj. ‘Ishte sikur dikush te me kishte perzgjedhur per te flakur tutje me te gjithe forcen’, rrefen ajo. Bashkeshorti, i cili kishte shkuar te kerkonte femijet, u plagos rende e eshte shtruar ne spital.

Ekipet e shpetimit te forces se mbrojtjes civile rremojne neper gerrmadha; me nje trajnim minimal dhe pajisje te pakta ne dispozicion, te mberritura nga Britania apo Amerika, puna e tyre eshte e veshtire po aq sa edhe e rrezikshme. Sa here ka sulme ne zona rezidenciale, keta njerez vrapojne per te gjetur te mbijetuar, por ne shume raste, ne rrenoja nuk ka vecse trupa te pajete. Vitin qe shkoi, 8 punonjes shpetimi humben jeten teksa sfidonin bombat dhe plumbat per te shpetuar te tjeret. Presidenti sirian Bashar al Assad vazhdon te kembengule se ushtria e tij lufton per te mbrojtur civilet permes shenjestrimit te atyre qe i pershkruan si “terroriste dhe ekstremiste te huaj”.

Top Channel