Napoli në sulm për Di Maria-n

27/04/2014 00:00

Marek Hamsik duket se do të largohet në fund të sezonit nga ekipi i Napoli, por De Laurentiis është i gatshëm ta zëvendësojë me një tjetër futbollist me vlera, bëhet fjalë për argjentinasin e Real Madrid-it, Di Maria.

Hamsik pëlqehet nga Interi, por një lëvizje më e mundshme është ajo drejt Premier League. Me shitjen e sllovakut Napoli mund të përfitojë rreth 25 milion euro.

Për të afruar argjentinasin De Laurentiis duhet të shpenzojë rreth 40 milion euro, një operacion i vështirë, por jo i pamundur për disa arsye, të cilat sollën më parë në ‘Sao Paulo’ edhe Higuain.

Di Maria nuk ka qenë një zgjedhje e parë në formacionin e Ancelotti-t, argjentinasi do të donte një vend stabël në formacion dhe mund të pranojë t’i bashkëngjitet shokut të tij të vjetër Higuain.

Edhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Real Madrid dhe De Laurentiis mund të ndikojnë në një ulje të vogël të vlerës së lojtarit.

Top Channel