La Liga, Real nuk heq dorë nga titulli

27/04/2014 00:00

Real nuk dorëzohet në luftën për titull në La Liga. Në ndeshjen e parë të javës së 35-të të kampionatit spanjoll, të besuarit e Ancelotti-t kanë mposhtur thellë Osasunën, 4-0 në “Bernabeu”, dhe ngjiten tashmë me 3 pikë larg Atletico Madrid, që do të luajë sot në fushën e vështirë të Valencia-s.

Në këtë sukses kanë vendosur golat e Cristiano Ronaldo-s, i cili ngjitet në kuotën e 30 të tillëve në kampionat, dhe ato të Sergio Ramos e Dani Carvajal. Tashmë e gjithë vëmendja është kthyer te përgatitjet për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League, kundër Bayern Munchen, në “Allianz Arena”.

Në Madrid, ndaj Osasunës që rrezikon seriozisht rënien nga La Liga, ka qenë një tjetër ndeshje, krahasuar me atë “katenaçon” italiane kundër bavarezëve në mesjavë. Me këtë 3-pikësh, “Los Blancos” ngjitet në kuotën e 82 pikëve, dhe ushtron presion ndaj rivalëve të Madridit, “Los Colchoneros”, por duke ditur se Atletico luan ditën e diel (sot), ndërsa “merengues”-it kanë edhe 1 ndeshje të pazhvilluar.

Top Channel