Atletico kalon edhe Valencia-n

27/04/2014 00:00

Atletico Madrid-it këtë vit i ka befasuar të gjithë, duke konkurruar në dy fronte, në kampionat dhe në Champions.

Vetëm 3 javë para fundit të Premiera Division, ekipi i drejtuar nga Simeone gjendet në vendin e parë të renditjes, duke lënë pas Realin e Madrid-it dhe Barcelonën, që pas kësaj fitoreje të kryesuesve duket se i janë zvogëluar ndjeshëm shanset për të fituar kampionatin.

Një gol i Raul Garcia-s i ka mjaftuar Atletico-s për të mundur Valencia-n, në fushën e kësaj të fundit. Me këtë sukses të radhës ata ngjiten në kuotën e 88 pikëve 6 më shumë se Reali, që ka një ndeshje më pak.

Në 3 ndeshjet e fundit Atletico do të luaj me Levante, Malaga dhe me Barcelonën.

Top Channel