Van Gaal pranon marrëveshjen me Manchester

26/04/2014 00:00

Louis Van Gaal ka pranuar marrëveshjen për t’u bërë menaxheri i ri i Manchester United, bën të ditur portali Goal.com. Holandezi ka finalizuar afatet e kontratës me një delegacion të United, të drejtuar nga familja Glazer në 24 orët e fundit.

Van Gaal pritet ta nënshkruajë kontratën afatshkurtër prej jo më shumë se tre vjetësh dhe të marrë “frenat” në Old Trafford kur angazhimi i tij me kombëtaren holandeze të përfundojë pas Kupës së Botës.

Një delegacion i klubit prestigjoz, ku ishin të pranishëm zëvendës presidenti Ed Woodward dhe një nga vëllezërit Glazer ka negociuar kushtet e sakta të kontratës në vilën e Van Gaal në Olgrejv.

Edhe pse të shtunën United publikisht u distancua nga zërat se Van Gaal ka rënë tashmë dakord, drejtuesit e klubit as nuk e kanë mohuar dakordësinë mes palëve.

Sipas raportimeve të Goal.com, Van Gaal i nisi bisedimet javën e kaluar dhe u tha miqve të tij se ishte shumë i interesuar të merrte drejtimin e klubit anglez pas Kupës së Botës.

Top Channel