Bajerni shkatërron Verder Bremen

26/04/2014 00:00

Bajerni i Mynihut i ka dhënë një sinjal të fortë Realit të Madridit me të cilin do të përballet në mesjavë në ndeshjen e dytë të vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Bavarezët fituan me rezultatin 5-2 ndaj Verder Bremenit, edhe pse e mbyllën pjesën e parë të takimit në disavantazh 2-1. Golat për skuadrën e Guardiola-s, që është shpallur matematikisht kampione e Bundesligës u shënuan nga Ribery, Roben, Schweinsteiger, Robben dhe dopietë e Pizarro-s, ndërsa për miqtë që shënuan Gebre dhe Hunt, që të dy në pjesën e parë.

Në ndeshjet e tjera, Mainzi mundi 2-0 Nurnbergun, Hoffenheim dhe Frankfurt barazuan 0-0, ndërsa Ëolfsburg i largohet zonës së Ligës së Kampioneve pas barazimit 2-2 me Freiburgun.

Top Channel