Serie A, Roma mund Milanin, sërish -5 ndaj Juves

25/04/2014 00:00

Pas 5 fitore radhazi Milani është ndalur. Roma ka mundur 2-0, në fushën e saj, ekipin e drejtuar nga Seedor.

Pjanic dhe Gervinho i kanë sigururuar fitoren e 9 radhazi kryeqytetasve. Goli i parë nga boshnjaku është shënuar vetëm një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Pavarësisht përpjekjes së miqve për të barazuar shifrat do të ishin sërish vendasit që do të dyfishonin shifrat me anë të Gervinho në minutën e 65-t.

Me këtë fitore Roma ngjitet në kuotën e 85 pikëve, 5 më pak se Juventus, i cili do të luajë të hënën ndaj Sassuolo.

Top Channel