Ndryshon struktura e policisë zjarrfikëse

25/04/2014 00:00

Qeveria riorganizon strukturat e shërbimit zjarrfikës duke e rritur
numrin e personelit në 739 dhe duke ndryshuar përbërjen në njësitë e
prefekturave.

Riorganizim do të thotë edhe ndryshim në stafin e kësaj njësie, sipas kërkesave të strukturës së re.Në mbledhjen e qeverisë u miratua struktura dhe organika e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit.

Ndryshimi u bë me propozim të ministrit të Brendshëm, i cili përgjigjet për emergjencat civile dhe Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri. Numri limit i punonjësve të shërbimit të PMNZSH-së pranë prefektit të qarkut do të jetë gjithsej 739 vetë. Ndërkaq, vendimi i vjetër i qeverisë i vitit 2004, për strukturën e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, shfuqizohet. Për hartimin e strukturës së re kanë dhënë mendimin e tyre edhe prefektët të cilët kanë varësinë e tyre këto njësi.

Top Channel