Ndërron jetë Tito Vilanova

25/04/2014 00:00

Tito Vilanova, ish-trajneri i Barcelonës, ka ndërruar jetë pasditen e së premtes në moshën 45-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Tekniku i cili zëvendësoi Pep Guardiolën në qershor të vitit 2012 nuk mundi dot të fitonte betejën me kancerin në gjendrat e pështymës.

Vilanova u shtrua në një spital të Katalunjës ditën e enjte pas një përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore dhe pasditen e së premtes erdhi lajmi i keq nëpërmjet një komunikate të FC Barcelona.

Tito Vilanova la Barcelonën në korrik të vitit 2013 për shkak të sëmundjes. Gjatë sezonit që drejtoi katalanasit, ai fitoi kampionatin duke barazuar rekordin e 100 pikëve.

Top Channel