Ancelotti: Cristiano ka nevojë të luajë

25/04/2014 00:00

“Cristiano Ronaldo e përfundoi mirë ndeshjen ndaj Bayern Munchen dhe ka nevojë të luajë. Të shtunën do të jetë titullar ndaj Osasunës.” Këto janë fjalët e Carlo Ancelottit, trajnerit të Real Madrid, në prag të ndeshjes së radhës së kampionatit spanjoll.

Të dëmtuarit – Kemi në dyshim sulmuesin Benzema dhe mbrojtësin Pepe. Do e ndryshoj paksa ekipin. Bale nuk është në formën e tij më të mirë.

Guardiola
– Më pëlqen shumë. I ka sjellë futbollit gjëra të reja, duke krijuar një stil në Barcelonë që tani po përpiqet t’ia përçojë edhe Bajernit. Skuadra ka identitetin e trajnerit të saj. Po bën një punë shumë të mirë.

Si do të luajë Reali në Mynih
– Nuk e kam menduar ende pasi po mendoj për Osasunën. Nuk do të ndryshojmë shumë gjëra për ndeshjen e së martës.

“Ferri” i Rummenigge
– Ka thënë që të martën edhe pemët do të marrin flakë, por unë shpresoj që zjarri të shpërthejë të mërkurën, pasi të kemi ikur.

Top Channel