F1, 316km/h në shi nga Williams

24/04/2014 00:00

“Të shikoje Bottasin duke arritur atë shpejtësi në një pistë të lagur më ngjethi mishin. Kjo është magjia e Formulës 1.”

Këto janë fjalët e Paul Hembery, shefi i gomave Pirelli, i cili ka mbetur me gojë hapur nga rekordi i shpejtësisë që vendosi finlandezi i Williamsit (316 km/h) në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Kinës, në vijën e drejtë prej 1.2 kilometrash të Shangait.

Williamsi me motor Mercedes është makina që deri në këtë pikë të sezonit ka arritur shpejtësitë maksimale më të larta në çdo pistë.

Tani, Formula 1 zhvendoset në Europë, ku gara më e shpejtë është ajo e Italisë. Monza po pret…

Top Channel