Rriten tensionet më Kinën, Japonia miraton buxhetin rekord për mbrojtjen
Një prej ambientalistëve më të shquar të Britanisë ka akuzuar autoritetet malteze se kanë dështuar të ndalin gjuetinë e paligjshme të zogjve migrues.
Chris Packham, i cili ndodhet në Maltë, tha se speciet e rralla janë vënë në shënjestrën e gjuetarëve të paligjshëm, teksa po qëllohen edhe shpendët grabitqarë Montagu në terren, gjatë natës.
“Është një situatë dëshpëruese”, tha ai për Radio 4 të BBC-së. Një zyrtar maltez i botës së egër këmbënguli se patrullat për të ndalur gjuetinë e jashtëligjshme janë shtuar së fundi.
Malta është e përjashtuar nga Direktiva e BE-së për Zogjtë, duke i lejuar gjuetarëve të dalin për gjueti për pëllumbat breshkë dhe thëllëza gjatë periudhës së migrimit pranveror, një periudhë e rëndësishme në ciklin e jetës së zogjve.
Por, sipas Packham, pëllumbat breshkë janë të cënueshme, pasi numri i tyre ka rënë me 95% në Britani. Malta është i vetmi vend i BE-së që ka sezon gjuetie rekreative në pranverë, gjë që lejon gjuetinë ndaj zogjve.
Packham, një prezantues i dokumentarëve televizivë të jetës së egër, tha se gjuetarët maltezë kanë injoruar ndalimet e BE-së, duke qëlluar edhe shumë prej zogjve të tjerë që supozohen të jenë të mbrojtur.
Sergei Golovkin, kreu i Njësisë Rregullative të Zogjve të Egër në Maltë, këmbënguli se autoritetet po bëjnë maksimumin për të kontrolluar gjuetarët. Ai tha se ligjet dhe kufizimet janë “përmirësuar dramatikisht në vitet e fundit”.
Top Channel