Champions, sot përballja Atletico Madrid- Chelsea

22/04/2014 00:00

Supersfida Atletico Madrid- Chelsea do të startojë sonte në mbrëmje gjysëmfinalet e Ligës së Kampioneve.

Trajneri i skuadrës londineze Jose Mourinho e njeh mirë këtë skuadër, pasi është përballur me të 9 herë gjatë kohës kur ishte trajneri i Realit.

Edhe pse ka fituar 8 ndeshje dhe është mundur vetëm një herë, portugezi ka vlerësuar në maksimun skuadrën e Atletico-s, e cila nën drejtimin e Simeones është shumë pranë titullit në La Liga. Spanjollët janë ekipi i vetëm që nuk kanë asnjë humbje gjatë këtij sezoni në fushën e tyre, ndërkohë që në këtë raund ata erdhën duke mundur Milanin dhe Barcelonën e Messi-t.

Përballja e parë gjysëmfinale mes këtyre dy skuadrave do të transmetohet në Supersport 2 në orën 20:45.

Top Channel