500 mijë gra evropiane të rrezikuara në vit nga abortet e pasigurta, BE hap fondin e ri edhe për shtetet ku procedura ndalohet me ligj " /> ">
9 vjet më parë, kur trupi i tij përcillej në banesën e fundit, besimtarët që vajtonin humbjen e të madhit Karol Vojtila thirrën “santo subito”.
Një slogan kundërthënës me praktikat e zakonshme të kishës katolike, por njeriu – që ndihmoi në rrëzimin e komunizmit e frymëzoi gjenerata të tëra me veprimet e tij, – padyshim dallonte nga Papët e tjerë.
Gjon Palin e Dytë, shumë e quajnë sot “i madhërishmi”; vetëm katër Papë në histori e kanë merituar një emër të tillë.
Të dielën e ardhshme më 27 Prill, thirrjet për shenjtërimin e papës polak do të vihen në jetë. Atij dhe paraardhësit tjetër që ka dashur më shumë, Papa Françesku do t’u japë statusin e shenjtorit.
Vëmendja e botës do të përqendrohet te Gjon Pali i Dytë, edhe pse Gjoni i 23-të, apo Papa i mirë siç e njohin ndryshe, nuk ka qenë më pak revolucionar. Megjithatë, Vojtila realizoi një papat të pazakontë, i cili zgjati për rreth 27 vjet.
Ai ishte Ati i Shenjtë më i shëtitur në histori, thotë Zëri i Amerikës; të mbledhura bashkë, udhëtimet e tij kapin një distancë të barabartë me 31 rrotullime rreth globit.
Gjon Pali i Dytë vizitoi 129 vende, emëroi më shumë shenjtorë se gjithë paraardhësit e tij të marrë së bashku dhe përshëndeti rreth 17 milionë besimtarë në Vatikan.
Lëvizjet e Papës u kufizuan nga parkinsoni dhe sëmundje të tjera, por në fund ishte gripi, që i mori jetën. Përpara se arkivoli i tij prej qiparisi të varrosej në bazilikën e Shën Pjetrit, njerëzit ngritën pankarta ku lexohej: Të shenjtërohet menjëherë.
Vatikani ra dakord me votën popullore dhe procesi i shenjtërimit të Papa Gjon Palit ishte më i shpejti në historinë moderne. Pasardhësi i tij, Papa Benedikti, vendosi ta kapërcejë rregullin e Kishës, që normalisht kërkon një periudhë pritjeje 5-vjeçare, para fillimit të procedurave të zakonshme.
Për shpalljen e një shenjti kërkohen dy mrekulli, që t’i atribuohen atij; e para ishte shërimi i një murgeshe franceze, që vuante nga parkinsoni. Mrekullia e dytë, kurimi i pashpjegueshëm i një gruaje nga Kosta Rika, u miratua më 2 Korrik 2013 dhe u konfirmua nga Papa Françesku dy ditë më vonë.
Top Channel