Ukraina, hetime për sulmin në lindje

21/04/2014 00:00

Autoritetet ukrainase do të nisin hetimet për ngjarjen e rëndë në lindje
të vendit, që tejshton tensionet me Rusinë. Të paktën tre persona u
vranë pas një sulmi në një pikë-kontrolli të separatistëve pro-rusë, në
afërsi të qytetit Slloviansk.

Rusia shprehu indinjatë për ngjarjen dhe fajësoi për këtë nacionalistët e “Sektorit të Drejtë”. Ministria e Jashtme ruse akuzoi Qeverinë e Kievit se nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur rusisht-folesit.

“Rusia është e indinjuar për provokimin nga persona të armatosur, gjë që dëshmon mungesën e vullnetin nga autoritetet e Kievit, për të çarmatosur nacionalistët dhe ekstremistët”.

Kryebashkiaku i vetëshpallur i Sllovianskut, Vjaceslav Ponomarev i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin për të dërguar paqeruajtes në rajon. Ai gjithashtu kërkoi ndihma ushqimore dhe armë. Ponomarev shtoi se “është ngritur ushtria e popullit te Donbasit qe perfshin Donjeckun dhe Luhanskin”.Zv/sekretarja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë Kombëtare Viktoriya Siumar i tha BBC-së se “është ende herët për të përcaktuar përgjegjesit e sulmit “Grupet kriminale janë pas tij- shtoi ajo. Niveli i kriminalitetit në lindje të Ukrainës është rritur shumë kohët e fundit”.

Siumar shprehu shqetesimin për faktin se “Rusia i ka nxjerrë tashmë konkluzionet e saj”.Televizioni rus shfaqi intervisten me nje person, i kapur gjate sulmit, i cili tha se ishte anëtar i “Sektorit të Drejtë”. Por një zedhenes i këtij grupimi mohoi që personi i kapur të ishte pjesë e tij.Ngjarja ndodhi ndërsa grupet pro-ruse vazhdojnë të mbajnë të pushtuara ndërtesat qeveritare, duke shpërfillur marrëveshjen e arritur në Gjenevë, mes Rusisë, Shteteve te Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB