500 mijë gra evropiane të rrezikuara në vit nga abortet e pasigurta, BE hap fondin e ri edhe për shtetet ku procedura ndalohet me ligj Aneksimi i Krimesë solli një zinxhir ngjarjesh që kulmuan me trazirat në lindje të Ukrainës, por në mesin e përshkallëzimit të situatës, Vladimir Putin bën një gjest pajtues. Shefi i Kremlinit tha në një takim me ligjvënës e ministra se ka firmosur një dekret rehabilitimi për popullsinë tartare të gadishullit, si dhe për të tjera komunitete të shtypura gjatë sundimit të diktatorit sovjetik Josif Stalin.
“Do të doja të përfitoja nga rasti për t’iu informuar të nderuar kolegë se kam nënshkruar dekretin e rehabilimit të tartareve të Krimesë, të popullatës armene në rajon, të asaj gjermane, greke dhe të gjithë të tjerët që vuajtën gjatë represionit stalinist”, tha Putin.
Tartarët e Krimesë u deportuan në masë 70 vjet më parë e filluan të rikthehen pjesërisht nga mesi i viteve ‘80 , kur nisi të zbatohej projekti historik i Mikail Gorbacovit, “Perestroika”. Pas bashkimit të Gadishullit me Rusinë, tartarët shprehën frikën se do të viheshin në shënjestër të sulmeve të mundshme e ndoshta edhe të deportimeve në masë.
Por teksa tregohet zemërgjerë me ata që i druheshin një grushti të hekurt të Moskës, përmes Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, Putin la të kuptohet se e konsideron të pafalshme mungesën e veprimit nga ana e qeverisë ukrainase për të zgjidhur krizën në vend.
“Kievi nuk ka bërë asgjë për të çarmatosur grupet e paligjshme, sidomos ultranacionalistët e sektorit të djathtë. Situatën e kanë në dorë ekstremistët. Është gjithashtu e papranueshme që autoritetet në Ukrainë nuk kanë mundur t’i japin fund protestave ilegjitime në kryeqytet”, tha Lavrov.
Incidenti vdekjeprurës i një dite më parë në Ukrainën lindore ka vënë, sipas Moskës, në pikëpyetje suksesin e marrëveshjes mes Rusisë, Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, që u arrit me synimin të qetësonte situatën.
Zyrtarët thanë se një shkëmbim zjarri në një pikë kontrolli të drejtuar nga separatistët pro-rusë shkaktoi vdekjen e të paktën një personi, ndërsa sipas disa njoftimeve të tjera të vrarët ishin katër. Megjithë paqartësitë që rrethojnë ngjarjen, të shtënat rrëzuan armëpushimin e Pashkëve dhe duket se kanë dëmtuar edhe shpresat për uljen e shpejtë të tensioneve.
Top Channel