Courtois: Edhe Barça ishte favorite ndaj nesh…

21/04/2014 00:00

Thibaut Courtois, portieri i Atletico Madrid, ka dhënë një intervistë për fifa.com ku flet për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve ndaj Chelsea dhe ku thekson se skuadra angleze është favorite, por kujton se Atletico deri në këtë fazë të sezonit i ka hedhur poshtë të gjitha parashikimet.

Sezon i shkëlqyer – Nuk e prisja. Ëndërroja gjithmonë të bëja një karrierë të madhe, por nuk e prisja që të isha kaq afër fitores së trofeut më të rëndësishëm: Ligës së Kampioneve. Edhe në kampionat nuk e prisja të ishim para Barcelonës dhe Realit. Janë skuadra që kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një skuadër më e fortë. Nuk kemi nevojë për ndihmën e një lojtari të caktuar.

Chelsea – Luaj për Atletico Madrid, por Chelsea është gjithashtu ekipi im. Më vjen mirë që do të luaj ndaj tyre. Shpresoj që ata të fitojnë kampionatin anglez, ndërsa unë dua të fitoj dy ndeshjet ndaj tyre. Ata janë favoritë për të arritur finalen, por edhe Barcelona ishte favorite ndaj nesh.

Celësi i suksesit të Atletico Madrid – Simeone na ka udhëhequr deri këtu. Që kur ka ardhur na ka sqaruar se si kërkonte të luante dhe se si i pëlqente t’i bënte gjërat. Të gjithë i kemi të qarta detyrat tona.

Top Channel