Capello i thotë “lamtumirë” trajningut

21/04/2014 00:00

Fabio Capello, trajneri aktual i kombëtares së Rusisë, do t’i japë fund karrierës së tij në vitin 2018.

“Pas kampionatit botëror të vitit 2018 do të jem 71 vjeç. Mjaft djema, ka ardhur momenti për t’i thënë stop trajningut”, – ka deklaruar në një uebsajt sportiv online. “Detyra ime aktuale si përzgjedhës i kombëtares së Rusisë do të rezultojë edhe kontrata ime e fundit. Do të veproj si Alex Ferguson. Ai u largua në moshën 72-vjeçare, ndërsa unë një vit më parë”, ka shpjeguar ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit.

Vetëm pak kohë më parë, Capello kishte rinovuar kontratën e tij me Federatës ruse të Futbollit, deri në vitin 2018, vit në të cilin do të zhvillohet edhe Botërori i futbollit, pikërisht në Rusi.

“Don Fabio”, siç e konsiderojnë trajnerin e suksesshëm, drejton rusët që prej vitit 2012, kur zëvendësoi në atë post holandezin Dick Advocaat.

Top Channel