Rriten tensionet më Kinën, Japonia miraton buxhetin rekord për mbrojtjen Zv.presidenti amerikan Joe Biden do të ndalojë në Kiev mbrëmjen e së hënës, në një vizitë dy-ditore ku pritet të diskutojë me autoritetet ukrainase mbi krizën në lindje të vendit.
Vizita e Biden mbërrin pas indidenteve të raportuara përgjatë fundjavës në zonat ku veprojnë separatistët pro-rusë.
Zv.presidenti amerikan do të takohet me Kryeministrit në detyrë, Arseniy Yatsenyuk dhe presidentin Oleksander Turchinov.
Zyra e tij e shtypit njoftoi se do të bisedohet me udhëheqësit e përkohshëm ukrainas mbi përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të stabilizuar dhe forcuar ekonominë ukrainase, reformën kushtetuese me synim decentralizimin e pushtetit, lufta kundër korrupsionit dhe garantimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm në zgjedhjet presidenciale të 25 majit.
Një ditë më parë, një sulm i armatosur ndaj një postoblloku të forcave të sigurisë në lindje të vendit shkaktoi tre të vdekur dhe disa të plagosur. Sulmi mbërriti 3 ditë pasi në Gjenevë u njoftua arritja e një marrëveshje në përfundim të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Rusisë dhe Ukrainës.
Kievi dhe Moska akuzuan njëra-tjetrën për sulmin. Ukraina thotë se Rusia nuk është angazhuar në respektimin e marrëveshjes për të shfrytëzuar ndikimin e saj në çarmatosjen e forcave pro-ruse në lindje, ndërsa Moska akuzoi Kievin se nuk po çarmatos grupet e armatosura të ekstremit të djathtë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se “Qeveria e Kievit- e cila nuk njihet nga Moska- nuk ka lëvizur aspak për të carmatosur grupet e paligjshme, vecanërisht ultra-nacionalistët e “Sektorit të Drejtë”.
“Hapa janë marrë-mbi të gjitha nga ata që mbajnë pushtetin në Kiev- që në mënyrë mizore shkelën paktin e arritur ne Gjeneve.Janë ekstremistë që po kontrollojnë situatën- tha Lavrov duke iu referuar ngjarjes në Slloviansk në lindje të Ukrainës”.
Orët e para të se dielës, të paktën tre persona u vranë gjatë një përleshje me armë, në një pikë kontrolli të separatistëve pro-rusë në afërsi të Sllovianskut. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Separatistët lokalë thanë se “sulmi është kryer nga anëtarë të “Sektorit të Drejtë”, ndërsa autoritetet ukrainase e cilësuan një provokim të forcave speciale ruse.
Pakti i Gjenevës u arrit me 17 prill nga Rusia, Ukraina, BE dhe Shtetet e Bashkuara. Përmes tij kërkohej; t’i jepej menjehere fund dhunes ne lindje dhe u behej thirrje grupeve e paligjshme të dorëzonin armët dhe të braktisnin ndërtesat qeveritare që mbajnë të pushtuara.
Kryediplomati rus nënvizoi se cdo përpjekje për ta izoluar Rusinë nga pjesa tjetër e botës është e destinuar të dështojë. “Ne jemi një fuqi e madhe- tha Sergei Lavrov- dhe e pavarur qe di se cfare kërkon- duke shtuar – se një pjesë e madhe e vendeve të botës nuk dëshërojnë izolimin e Rusisë”.
Ai dënoi edhe protesta në Maidan, në Kiev. “Është plotësisht e papranueshme që autoritetet ukrainase dështuan për t’i dhënë fund, protestave të paligjshme në rrugë”. Të hënën, presidenti rus, Vladimiur Putin firmosi dekretin për rehabilitimin e Tartareve myslimane te Krimese dhe pakicave etnike, qe vuajtën gjatë rregjimit të Stalinit. 300 mije tartaret, qe perbejne 15% të popullesise se Krimese kundershtuan bashkimin me Rusine.
Top Channel