Shpallen kampionet në volejboll
20/04/2014 00:00
Skuadra UMB Volej shpallet për herë të parë kampione e Shqipërisë në volejboll për femra.
Ekipi i drejtuar nga Gurabardhi mundi 3-2 në sfidën e tretë skuadrën e Partizanit, duke e mbyllur fazën play off-it me fitoren 2-1.
U mendua se fitorja do të ishte shumë e lehtë për skuadrën e UMB Volej, e cila fitoi dy setet e para, por vajzat e ekipit të Partizanit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin me sete dhe të çonin gjithçka drejt setit të pestë.
Në këtë set, skuadra e UMB Volej u tregua më e qartë, duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarëve të bënin surprizën në “Ramazan Njala” në Durrës.
Top Channel