Gervinho vëzhgohet nga Liverpool

20/04/2014 00:00

Paraqitja e bërë nga Gervinho gjatë këtij kampionati me ekipin e Romës, nuk ka ngel pa u vënë re nga Liverpool, trajneri i të cilit ka një admirim të veçantë për lojtarin nga Bregu i Fildishtë.

Sipas ‘Football Direct Neës’, Liverpool është duke përgatitur një ofertë konkrete për lojtarin, i cili është pëlqyer edhe më parë nga trajneri Brendan Rodgers.

Në rast të një largimi të trajnerit të Romës, Garcia, atëherë Gervinho do ta kishte më të lehtë të largohej, pasi në kontratë ka një klauzolë, e cila e lejon lojtarin të largohet për më pak se 5 milionë euro, nëse ikën trajneri.  

Top Channel