“E trishtë që goli im është i fundit i Italisë në Botëror”, Balotelli: Në Serie A nuk ka lojtarë më të fortë se unë, në rini kam bërë disa budallallëqe
Pavarësisht kohës më të mirë të regjistruar pas dy sesioneve të provave të lira në Shanghai, Lewis Hamilton nuk duket i kënaqur.
“Nuk jam i kënaqur, pasi kemi probleme me balancimin e makinës. Duhet ende të përmirësohemi”, është shprehur piloti anglez i “Mercedes”.
Një alarm që ngre edhe shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg. “Ferrari duket se na është afruar, gjë që e prisnim, por ne duhet të shohim ende përpara”, kanë qenë fjalët e gjermanit, i cili përfundoi provat i treti, pas Alonso-s.
“Problemi këtu në Kinë janë gomat përpara. Në provat për “pole-position” duket se do të ketë reshje shiu, ndaj dhe do të jetë sërish ndryshe. Ashtu siç parashikohet edhe për të dielën”, ka shtuar Rosberg.
Ai që nuk beson te vështirësitë e “Mercedes”, është kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel. “Nuk ka qenë një nisje e fundjavës siç do të kishin dashur të gjithë, pasi jo gjithçka ka shkuar mirë në aspektin e fuqisë. Por, Mercedes ka dhënë gjithçka, janë ende favoritët për këtë garë. Gjatë një periudhe të provave u qëndrova pas dhe dukej sikur mund të bënin çdo gjë që donin”, ka zbuluar piloti i “Red Bull.
Top Channel