Barcelona, Neymar-Alba, fund sezonit?

18/04/2014 00:00

Telashet s’kanë të sosur për Barcelonën, e cila tashmë i ka thënë lamtumirë Champions-it dhe Kupës së Mbretit, ndaj 2 rivalëve madrilenë Atletico-Real, teksa është edhe pas tyre në garën për titullin në La Liga.

“Tata” Martino humbet për një muaj brazilianin Neymar, për shkak të një shembjeje në gishtin e katërt të këmbës së majtë, por jo vetëm. Rreth 3 apo 4 javë do të mungojë edhe Jordi Alba, i cili u detyrua të braktiste “Mestalla”-n gjatë mesjavës, në fund të pjesës së parë, pasi mbrojtësi spanjoll pësoi një dëmtim në bicepshin e femurit të djathtë.

Duke ditur se impenjimi i fundit i sezonit të Barcelonës do të jetë sfida me Atletico Madrid, më 18 Maj, që do t’i japë fund edhe çështjes së titullit në La Liga, si për Neymar dhe për Jordi Alba mund të thuhet se ka përfunduar sezoni.

Një tjetër problem, disi më i lehtë, është gjendja e Marc Bartra, i cili ka pasur një problem në këmbën e djathtë, duke qenë në dyshim për sfidën ndaj Athletic Bilbao.

Top Channel