Klopp largohet nga konferenca, duhej të urinonte

17/04/2014 00:00

Jurgen Klopp u largua në mes të konferencës për shtyp që po jepte së bashku me Dieter Hecking pas takimit Borussia Dortmund-Wolfsburg, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, e përfunduar me rezultatin 2-0 për verdhezinjtë.

Trajneri, sapo mbaroi së përgjigjuri, u ngrit befasisht duke shpjeguar se kishte një urgjencë, duke lënë të kuptohej se duhet të urinonte sa më parë.

Gazetarët e pranishëm shpërthyen në të qeshura, ndërsa trajneri kundërshtar nuk e mori aspak keq këtë “incident”.

Top Channel