
Laert Vasili është një nga shqiptarët më të njohur në Greqi, regjisor e aktor. Ai ka qenë protagonist në gjithë këto vite përmes shfaqjeve dhe projekteve artistike që ka vënë në skenë në Greqi, Shqipëri, por edhe në vende të tjera.
Por Vasili është bërë protagonist për angazhimin e tij politik në Greqi, ai është në listën e partisë më të madhe opozitare si këshilltar në zgjedhjet vendore.
Për të folur mbi këtë angazhim të tij ai ishte në një lidhje me ‘Skype’ në Revistën Televizive të Mbrëmjes.
Pandi Gjata: Kemi folur shpesh për kulturën, tani është momenti i parë të flasim për angazhimin tënd në politikë, si kandidat për këshilltar në zgjedhjet vendore me partinë më të madhe opozitare, “Syriza”. Pse ky vendim për t’i hyrë politikës?
Laert Vasili: Ishte një propozim që më është bërë për herë të tretë, 2 propozimet e para ishin nga parti të tjera. Për vetë faktin që gjendja në Greqi gjatë këtij 5 vjeçari, nën zgjedhën e FMN-së, një krizë ekonomike po ashtu edhe për sa i përket aspektit të vlerave. Është një lëvizje e jashtëzakonshme që është bërë nga forca të reja, ku përfshij edhe veten, të cilët kanë marrë një nismë për t’u angazhuar në arenën politike.
Pandi Gjata: Pse “Syriza” dhe jo një parti tjetër, e shikoni për trendin që ajo ka në rritje e sipër?
Laert Vasili: “Syriza” është e vetmja parti që gjatë këtyre 20 viteve që unë jetojë dhe punoj këtu ka ngritur zërin për emigrantët, është një parti e shqetësuar për sa i përket barazisë sociale. Kjo parti e ka kundërshtuar që në fillim zgjedhën që FMN-ja i vuri Greqisë, padrejtësinë që i është bërë, masat u morën ndaj qytetarëve. Për 20 vite kemi një sistem 2 partiakë, PASOK dhe Demokracia e Re, të cilat janë parti që janë përgjegjëse për gjendjen e Greqisë së sotme. Një parti opozitare ka ëndrrën, ka shpresën se gjërat mund të ndryshojnë dhe për këtë ja vlen të luftosh.
Pandi Gjata: Ky kandidim a është një trampolinë për të vijuar më tej politikën si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Laert Vasili: Beteja e parë janë zgjedhjet vendore. Unë shumë besim tek marrëdhënia që kam me emigrantët shqiptarë. Gjatë këtyre 20 viteve që jam në Greqi kam ngritur zërin për të drejtat e tyre, duke mos mohuar asnjëherë edhe origjinën time, shpresoj se do të kem votëbesimin e tyre. Atëherë nëse unë do të justifikoi veten do ta lë këtë në dëshirën e partisë, nëse do të ketë një ide të tillë për mua.
Pandi Gjata: Gjithsesi javët janë të pakta deri në zgjedhje dhe ti do t’i drejtohesh edhe shqiptarëve që kanë të drejtën e votës për t’i përfaqësuar sa më mirë në këtë betejë të parën politike.
Top Channel