FIA hedh poshtë apelimin e Red Bullit

15/04/2014 00:00

Gjykata e Apelit e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) ka refuzuar të martën kërkesën e Red Bullit për heqjen e skualifikimit të pilotit Daniel Ricciardo duke konfirmuar pezullimin e tij nga Cmimi i Madh i Australisë për shkak se kapërceu kufirin e karburantit.

Në garën hapëse të sezonit të Formulës 1 (16 mars), australiani bëri një garë të shkëlqyer dhe habiti të gjithë me vendin e dytë, por pas garës u pa se kishte kapërcyer limitin e karburantit dhe u përjashtua duke mos marrë asnjë pikë.

Red Bulli apeloi, por pa sukses: “Gjykata, pas dëgjimit të palëve dhe ekzaminimit të provave, vendosi të konfirmojë vendimin e komisarëve të pistës për përjashtimin e makinës numër 3 të Red Bullit nga rezultati i Cmimit të Madh të Australisë.”

Top Channel