F1, Alonso: Objektivi? Të përfundojmë garën

15/04/2014 00:00

Fernando Alonso u shfaq i qetë pas provave zyrtare të Cmimit të Madh të Australisë, ku ferraristi zuri vendin e pestë të nisjes.

Spanjolli tha: “Kur bie shi, gjithmonë mund të ketë strategji të ndryshme dhe për këtë arsye jam i kënaqur me vendin e pestë. Edhe në të thatë nuk do të kishte shumë ndryshim pasi makinat Mercedes janë shumë të shpejta, McLaren gjithashtu. Mendoj se vendi i pestë është i merituar plotësisht.”

“Gara është një pikëpyetje për të gjithë ne. Duhet të kemi parasysh edhe motin, duhet të tregohemi të kujdesshëm. E rëndësishme është ta përfundojmë garën pasi para nesh kemi makina që gjatë testimeve nuk kanë bërë ende një distancë gare. Me atë që pamë në testime, e rëndësishme është që ta përfundojmë garën. Ky është objektivi ynë i parë”, shtoi Alonso.

Gara e parë e sezonit të Formulës 1 do të zhvillohet të dielën në orën 07:00 dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel