Kujdes nga ata të dy, Maldini dhe Leonardo binomi fitues, nga fusha në zyrë, nga Milani te kombëtarja Italiane
Brenda pak vitesh, Flamurtari mund t’i zhvillojë ndeshjet në një kompleks bashkëkohor, nëse miratohet projekti për ndërtimin e një stadiumit të ri.
Sipas projektit të hartuar nga një kompani turke, stadiumi i ri i Flamurtarit do të ndërtohet në Pyllin e Sodës dhe do të ketë një kapacitet nga 15-20 mijë tifozë.
Aktualisht projekti i hartuar ndodhet në zyrën e Kryeministrit Rama për miratim dhe nëse do të marrë dritën jeshile, ndërtimi i tij do të kushtojë diku tek 25 milion dollarë.
Ndërkohë, me vënien në punë të stadiumit të ri, stadiumi i vjetër do të prishet dhe në vend të tij do të ndërtohet një akuadrom.
Për momentin gjithcka është në kuadrin e idesë, por nëse realizohet, stadiumi i Flamurtarit së bashku me stadiumin e rikonstrukturuar kombëtar, do të jenë dy impantet e vetme në vend me të gjitha parametrat bashkëkohore.
Top Channel