Stadiumi i ri i Flamurtarit

14/04/2014 00:00

Brenda pak vitesh, Flamurtari mund t’i zhvillojë ndeshjet në një kompleks bashkëkohor, nëse miratohet projekti për ndërtimin e një stadiumit të ri.

Sipas projektit të hartuar nga një kompani turke, stadiumi i ri i Flamurtarit do të ndërtohet në Pyllin e Sodës dhe do të ketë një kapacitet nga 15-20 mijë tifozë.

Aktualisht projekti i hartuar ndodhet në zyrën e Kryeministrit Rama për miratim dhe nëse do të marrë dritën jeshile, ndërtimi i tij do të kushtojë diku tek 25 milion dollarë.

Ndërkohë, me vënien në punë të stadiumit të ri, stadiumi i vjetër do të prishet dhe në vend të tij do të ndërtohet një akuadrom.

Për momentin gjithcka është në kuadrin e idesë, por nëse realizohet, stadiumi i Flamurtarit së bashku me stadiumin e rikonstrukturuar kombëtar, do të jenë dy impantet e vetme në vend me të gjitha parametrat bashkëkohore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel